Këshilla për pacientët me trajtim Ortodontik

1. Ditët e para pas vendosjes së aparatit, dhembët do behën të ndjeshëm, shqetësim të cilin mund ta kaloni me qetesues (Paracetamol, Ibuprofen).

2. Mund të irritohet pjesa e brendshme e faqeve dhe të buzëve.
– Shpërlarja me ujë dhe kripë ju ndihmon (1 lugë caji kripë në një gotë me ujë të ngrohtë, e shperlani gojën disa herë gjatë ditës).
– Vendosni pak dyll ortodontik në zonën që ju shqetëson.

3. Këshillojme të përdorni ushqime të buta dhe pije të fresketa (supëra, pure, kos, puding, akullore).

4. Mos përdorni cimcakiza, haribo apo ushqime të tjera që ngjiten në braketa dhe dhembë pasi rrezikojnë ti shkepusin. Ushqimet e forta si fruta apo mish duhen konsumuar në copa të vogla ( të prera me thikë ), mos i kafshoni ushqimet me dhembët e parë.

5. Ditët e para do e keni pak të veshtire ambientimin me aparatin por shumë shpejt do të bëhet pjesë e juaja.

6. Mos u shqetësoni nëse dhembët duket sikur po lëvizin . Dhembët nuk dëmtohen nga trajtimi dhe nuk bien.

7. Mund të ndodhë të keni skuqje të mishrave (gingivave të dhembëve). Me higjenë të rregullt mund të mbani të shëndetshëm dhembët dhe mishrat (gingivat).

8. Higjena orale:
– Lani dhembët pas çdo vakti që konsumoni, 3-5 min me lëvizje rrethore në të gjitha siperfaqet.
– Përdorni furca me fije të buta (Curaprox), furçë normale dhe furçë të vogël që futet midis braketave (interproximal brush).
– Përdorni fill dentar ortodontik. Në formë draperi ose fije të lakuara ( Floss threader).
– Nëse e keni të veshtire kur jeni jashtë shtepie, sigurohuni të bëni një shpërlarje të mirë me ujë të gojës .
– Nëse ju nuk kujdeseni për higjenën orale mund t’ju shfaqet hipertofi e gingivave (skuqje dhe enjtje e mishrave), mund t’ju krijohen dekalcifikime ( fillesa të kariesit që duken si njolla të bardha në dhembë).
– Gjatë vizitave mujore doktori do ju këshillojë për pastrim profesional ose mbushje nëse keni nevojë .
– Ju lutemi lani dhembët kur vini të bëni vizitën mujore. Nqs nuk do keni me vete pastë dhe furçë, do gjeni në klinikë me koston 250 Lek.

9. Nëse merreni me sporte të ndryshme duhet të përdorni mbrojtësen e dhembeve (mouthguard).

10. Është normale që ditën e aktivizimit (vizitës mujore) të keni shqetësime të vogla . Ndiqni këshillat më lart.

11. Mund të duket një kohë e gjatë dhe pak e vështirë, por është investim për shëndetin tuaj, me një rezulatat të vlefshëm për gjithë jetën.

12. Gjatë trajtimit mund të ndodhe t’ju shkëputen braketa. Kontaktoni me klinikën për një takim dhe ndërkohë ruani braketen.

13. Pas përfundimit të trajtimit, rezultati i arritur ruhet me retainer.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *