Këshilla pas ngritjes së sinusit
- Mos teshtini duke e mbajtur mbyllur hundën. Teshti me gojën hapur.
- Pastro hundën me kujdes dhe mos shfry duke e mbajtur mbyllur .
- Pi direkt nga gota dhe jo me pipe.
- Shmang mbajtjen e kokës poshtë.
- Mos kryej asnjë aktivitet që rrit presionin nazal dhe oral si të luash në instrumenta frymore apo të frysh tullmbace…
- Udhëtimet me avion mund të kryhen vetem dy javë pas ndërhyrjes.
- Nëse keni proteza ose retainer\bite mos i përdorni derisa të ulet enjtja dhe të fillojë shërimi i plagës.
- Duhanpirja duhet ndaluar patjetër, të paktën për 2 javë. Nëse është e nevojshme mund të përdorni ngjitëset e nikotines (Nikotin patches)
- Mjeku do t’ju japë recetën me antibiotik dhe dekongjestoinantë sipas nevojës. Përdorini sipas udhëzimeve.
Higjena Orale:
- Ditën e ndërhyrjes nuk duhet të pështyni me forcë, të thithni plagën ose të shpërlani gojën me ujë pasi mund të shkaktoni gjakderdhje dhe hapje të plagës.
- Pas 24 orësh filloni me shpërlarjen e gojës me Fiziologjik 4-5 herë në ditë pas cdo ngrënie.
- Lani dhembët me shumë kujdes, pa presion për të mos dëmtuar plagën.
- Mjeku mund t’ju japë një recetë me shpërlares goje me antibiotik. Përdoreni në mëngjes dhe në darkë pas larjes së gojës që nga dita e dytë.