- Mbaje garëzen të shtrënguar për 30-45 minuta pas heqjes/ndërhyrjes
- Vendos pako akulli nga jashtë faqes në zonën ku është bërë ndërhyrja,me alternime 5 minuta hiq/vendos për 4-6 orët e para pas ndërhyrjes (kjo minimizon enjtjen dhe lehtëson dhimbjen)
- Mpirja mund të vazhdojë dhe për 2-3 orët në vazhdim.Kujdes mos kafshon buzën ose gjuhën gjatë kësaj kohe.
- Mos pi cigare për 24 orë
- Mos përdor pije alkoolike për 24 orë
- Mos e shplaj gojën për 24 orë
- Shpërlarja e plagës mund të fillojë nga dita e dytë e në vazhdim me:
– Tretësirë saline 1/2 lugë caji kripë në 1 gotë ujë të ngrohtë (me tretësiren shpërlan gojën disa herë në ditë)
– Clorhexidinë 0.20% 3 herë në ditë - Mundohu të bësh regjim shtrati (minimalizo sforcimet) në 24 orët e para
- Hemoragjia ngjyrë rozë është normale dhe mund të vazhdojë gjatë gjithë ditës(sidomos 4-5 orët e para).Nëse gjak rrjedhja bëhet problematike vendos një garëz strile tek plaga dhe kafshoje me forcë për 30-60 minuta. Nëse gjakrjedhja vazhdon edhe ditën tjetër telefono në numrin e poshtë shënuar
- Përdor qetësuesit për dhimbjet gjatë gjithë ditëve që dhimbja vazhdon por JO më shumë se një tabletë /3-4 orë (Nëse dhimbjet e forta vazhdojnë, telefono në numrin e poshtë shënuar)
- Ditën e dytë vazhdo pastrimin e pjesës tjetër të gojës me furçë dhe pastë dhëmbësh (kjo minimizon mundësineë që plaga të infektohet)
- Ditën e dytë pas ndërhyrjes fillo fizioterapinë e muskujve të nofullës (Kjo është e vlefshme për heqjet e dhëmballëve në nofullën e poshtme)
- Disa heqje/ndërhyrje bëhen me sutura (qepje) të cilat hiqen 7-10 ditë pas ndërhyrjes
- Vazhdo kuren e rregullt me antibiotik deri në përfundimin e plotë të saj nëse dentisti të ka dhënë mjekim
- Ushqyerja: 24 orët e para konsumo ushqime të lëngshme dhe të ftohta,pas 24 orësh ushqehu normalisht duke shmangur zonën e ndërhyrjes.
- Pi shumë lëngje